Altun: Nuk është e mundur që palët e treta t’ia ofrojnë Jerusalemin kujtdo

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun vuri në dukje se me të ashtuquajturin planin e paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Jerusalemi ishte menduar t’i jepet Izraelit plotësisht, ndërsa bëri të ditur që Jerusalemi nuk i takon Izraelit dhe se nuk është e mundur që palët e treta t’ia ofrojnë këtë vend kujtdo.

Në postimin e tij në anglisht në llogarinë e tij në Twitter, Altun bëri vlerësime në lidhje me planin e të ashtuquajtur të paqes të ShBA-së për çështjen palestinezo-izraelite.

Duke theksuar se ky i ashtuquajtur plan paqeje nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë për të legjitimuar okupimin dhe vendbanimet izraelite, Altun tha: “Ai nuk është as plan i mundshëm dhe as një vlerësim i drejtë i situatës në terren. Plani në fjalë synon të kënaqë Izraelin ndërsa shkatërron dëshirat palestineze”.

Altun tha se bota kundërshton njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e ShBA-së, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Me këtë plan Jerusalemi ishte menduar t’i jepet Izraelit plotësisht, ndërsa ai nuk i takon Izraelitdhe nuk është e mundur që palët e treta t’ia ofrojnë këtë vend kujtdo. Bërja e deklaratave pa mbështetjen, marrëveshjen dhe miratimin e të dyja palëve nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç që sjell paqëndrueshmëri në rajon”.

Altun gjithashtu rikujtoi se hapat e ndërmarra në mënyrë të njëanshme nga ShBA-ja dhe Izraeli u kthyen në rajon si gjak dhe lot dhe tha: “Netanyahu, i cili ndodhet nën presionin në vendin e tij, është duke luajtur një lojë politike për të ardhmen e tij. Ai përpiqet të arrijë përfitime politike duke përdorur në mënyrë të papërgjegjshme një çështje të ndjeshme si paqja. Ndërsa zgjedhjet në mars po afrohen, nuk lejohet të manipulohet me vendet e shenjta në politikë”.

Në mes tjerash Altun në postimin e tij bën të ditur që “Ky plan është një tregues se rajoni duhet të merret me çështjet e veta pa ndërhyrje nga jashtë. Disa vende të Gjirit duket se e mbështesin këtë plan, i cili nuk ka të bëjë me barazinë, drejtësinë dhe paqen. Këto vende do të duhet të japin llogari para opinionit publik arab dhe mysliman”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne