Altun: PKK-ja dhe kurdët nuk janë një, Perëndimi gënjen qytetarët e vet

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në një mesazh të publikuan në median sociale tha: “Jemi kategorish kundër që kurdët të shihen në mënyrë të gabuar si të barasvlershëm me përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se është gabim që kurdët e Sirisë të shihen si të njëjtë me organizatën terroriste PKK dhe duke nënvizuar se vendet Perëndimore i gënjejnë qytetarët e tyre në çështjen e Sirisë, shtoi: “Jemi kategorish kundër që kurdët të shihen në mënyrë të gabuar si të barasvlershëm me përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK. Terroristët që kanë pushtuar rajonin lindor të veriut të Sirisë, që përbëhet kryesisht nga arabët suni, i imponojnë popullit vendas ideologjitë marksiste-leniniste dhe terroristët kanë syrgjynosur ose kanë vrarë ata që dalin kundër rregullave të tyre”.

Altun theksoi gjithashtu se vendet Perëndimore i gënjejnë qytetarët e tyre në çështjen e Sirisë.

“PKK-ja ka krijuar “shtetik njëpartiak (statism)” ku nuk lejohet liria e medias dhe opozitarët dhe tortura është e përhapur. Qindra mijëra kurdë sirianë, të cilët kanë frikë se do ti vrasë PKK-ja nëse kthehen, jetojnë ende në Turqi” u shpreh Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne