Altun reagon ndaj gazetarit gjerman: Procedurat për blerjen e S-400 kanë përfunduar

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, prof. dr. Fahrettin Altun iu përgjigj fjalëve të gazetarit gjerman se Turqia nuk do të blejë raketat S-400 nga Rusia duke thënë: “Proceduara e blerjes së S-400 ka përfunduar”.

Në postimin e bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter, editori i gazetës gjermane “Bild” për politikë të jashtme, Julian Ropcke përdori një shprehje ku bënte të ditur se Turqia nuk do të blejë sistemet S-400 nga Rusia.

Shprehjes së gazetarit gjerman: “Bazuar në burimet diplomatike për Bild, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nuk do të blejë S-400 nga Rusia” Altun iu përgjigj duke shkruar: “I dashur Julian, burimet tuaja janë të gabuara. Informacionet merrini nga unë: Procedurat e blerjes kanë përfunduar”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne