Altun reagon ndaj senatorit amerikan Graham

Shefi i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun ka reaguar ndaj senatorit republikan amerikan Lindsey Graham i cili e ka cilësuar si “sulm ndaj kurdëve sirianë” operacionin “Burimi i Paqes”.

Altun nga llogaria e tij në Twitter, duke bërë tag edhe senatorin Graham ka thënë: “Marrëdhënia PKK-YPG njihet mirë nga zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe ju”.

Ai theksoi se së fundmi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar qëndrimin që ish-presidenti amerikan Barack Obama ka mbajtur lidhur me YPG/PKK-në dhe shtroi pyetjen: “Senator, a nuk është dyfytyrësi që të thoni se ‘Turqia po sulmon kurdët sirianë?'”.

Altun në mesazhin e tij ka postuar edhe një video ku zyrtarët amerikanë pranojnë lidhjen mes organizatave terroriste PKK dhe YPG.

Operacioni “Burimi i Paqes” ka filluar në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kundër organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne