Altun: Turqia është e vendosur për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Mesdhe

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Alltun (Altun) tha se qeveria libiane bëri kërkesë për mbështetje ushtarake nga Turqia.

Në një postim të bërë në anglisht në llogarinë e tij në median sociale “Twitter” Altun bëri të ditur se forcat rajonale zhvillojnë aktivitete për të krijuar një regjim shtypës në Libi, që nuk i jep llogari popullit dhe shtoi: “Përpjekjet e këtyre forca për udhëheqje me prokurë kanë për të mbetur pa rezultat”.

“Ashtu siç tha edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), sigurisht që do të respektojmë marrëveshjen tonë. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbrojtur interesat tona të ndërsjella dhe krijimin e stabilitetit në Mesdhe”, shkroi Alltun.

Ai theksoi se Turqia mbështet qeverinë e ligjshme të Libisë të njohur në arenën ndërkombëtare dhe bën të ditur se fuqitë e huaja duhet të ndalojnë mbështetjen e grupeve jolegjitime kundër qeverisë libiane.

“Ne mbështesim qeverinë libiane dhe nuk duam që Libia të jetë një rajon lufte. Marrëveshja jonë detare me Libinë siguron heqjen e pengesave për lirinë e lëvizjes së Turqisë në dete. Marrëveshja siguron gjithashtu edhe marrëdhënie siguruar stabilitetin dhe paqen edhe në Libi, edhe në Mesdhe”, u shpreh Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Alltun./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne