Bota

Altun: Turqia hodhi hapa të papara për të zbatuar parimin e shtetësisë së barabartë

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në llogarinë e tij në media sociale postoi një video ku tregohet kultura e bashkëjetesës së qytetarëve pjesëtarë të komunitetit hebre, grek, armen dhe asirik me qytetarë të tjerë pjesëtarë të fesë islame.

Në postimin e bërë në gjuhën greke në llogarinë e tij në Twitter Altun tha: “Nën udhëheqjen e Presidentit tonë të nderuar me vetëdijen që ‘Së bashku jemi Turqi’ ne hodhëm hapa të papara për të zbatuar parimin e shtetësisë së barabartë dhe për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe fetar të popullit tonë”.

Në video zënë vend edhe reportazhet në lidhje me kulturën e bashkëjetesës dhe përvojat personale të pjesëtarëve të komuniteteve hebre, greke, armene dhe asirike me qytetarët turq të fesë islame.

Shtetasja turke me origjinë armene Serli Keçoglu Uslay, e cila jeton në Stamboll, gjatë reportazhit bëri të ditur se ajo është martuar me Mehmetin, i cili është mysliman.

Uslay tha se edhe pse është armene ajo kurrë nuk u përball me sprapsje apo shtytje, ndërsa nënvizoi se identiteti i saj në Turqi çdoherë është perceptuar si pasuri.

Edhe Orhan Turker, bashkëshortja e të cilit është me origjinë greke, bëri të ditur se është i kënaqur nga politikat që po ndiqen në Turqi gjatë 15 viteve të fundit ndaj jomyslimanëve, ndërsa tha se është shumë e këndshme që Presidenti Recep Tayyip Erdogan uron “Krishtlindjet dhe Pashkët”.

Ndërkaq Nick Merdenyan, një shtetas turk me origjinë armene, bëri të ditur se prej vitit 1968 e këtej është pronar i një dyqani në tregun e mbuluar në Stamboll dhe se ai është rritur në këtë treg, ndërsa shtoi se në lagjen Kumkapi të Stambollit kanë jetuar në një mozaik të përkryer.

Alexia Kotam, e cila lindi në një familje greke, bëri të ditur se shoqja e saj e ngushtë është një turke nga Izmiri.

Kotam theksoi se është mirënjohës që në Turqi gjatë 15-20 viteve të fundit po bëhen përpjekje të shtuara për të mbajtur gjallë strukturën fetare, multikulturore, shumëgjuhëshe.

Ndërkaq Archimandrite Agathangelos Siskos nga Kastoria, i cili punon si arkivist në Patriarkanën Ortodokse Greke në Stamboll, e krahasoi strukturën e Kastorias me Stambollin.

Siskos bëri të ditur se Kastoria është një qytet multifetar dhe multikulturor, ndërsa tërhoqi vëmendjen se ai nuk ndihet larg nga shtëpia në Stamboll./trt

OPINIONE

INTERVISTA