AMA voton kundra projektligjit të qeverisë për median

Bordi i Medias Audiovizive votoi sot kundra projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Në mbledhjen e mbajtur sot për dhënien e mendimit mbi projektligjin për median, tre nga pesë anëtarët e bordit, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj votuan kundra projektligjit.

Sipas njoftimit për media, të tre anëtarëve të bordit të AMA-së shprehen se projektligji për media i propozuar nga qeveria “ndrydh lirinë dhe zhvillimin e medias informative online, si dhe anashkalon parimin e vetrregullimit të përfshirë në direktivat e BE-së”.

“Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA-s, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave”, shkruhet në njoftimin për media./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne