“Aman ikni, pse na hapni barkun”! Artan Fuga reagon ashpër pas deklaratës së Shahinit e Lleshajt: Ne s’jemi Turi!

Akademiku Artan Fuga komenton deklaratat e ministres së Arsimit, Besa Shahini, dhe atij të Brendshëm, Sandër Lleshaj, se në fund të këtij mandati nuk do të jenë më ministra.

Me tone të forta, Fuga iu drejtohet këtyre ministrave duke iu thënë “Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!”.

Mesazhi i Fugës:

Cfarë komedie! Me minstra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë!

Si lloj “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!

Ne nuk jemi Turi!

Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin!

Cfarë qejfi me veten!

Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!

Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!

Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse eksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!

Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria!

Si nuk u mërzitët xhanëm!

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne