Ambasada amerikane e quan protesten e opozites proteste te nje grupi

Ambasada e SHBA-së, ka reaguar në lidhjen me protestën e opozitës e cila pritet të nisë pas njën ore.

 

Nëpërmjet këtij reagimi ambasada synon të informojë qytetarët e saj në shqipëri të shmangin vendet ku do të zhvillohet protesta.

 

Edhe në këtë reagim ambasada ka një mesazh të qartë për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin.

 

Në asnjë moment në reasgimin e ambasadës nuk thuhet protesta e opozitës por një grup që proteston.

 

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”,-thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./CNA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne