Ambasada Amerikane i kalon në heshtje të plotë akuzat e rënda të Presidentit, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

U bë një kohë e gjatë, që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka denoncuar tentativën për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, në një operacion të cilin ai e konsideron “një grusht shteti”, të organizuar nga Rilindja dhe kryeministri Edi Rama.

Meta sëbashku me këshilltarin e tij, ka shpjeguar me detaje se si është tentuar të rrëmbëhen kompetencat e Kreut të Shtetit, me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese. (shih videon më poshtë për argumentat e plota).

Në këto kushte, pas denoncimeve për veprimet flagrante që kanë ndërmarrë zyrtarë të ndryshëm me objektivin e vënies nën kontroll të të gjithë hallkave të sistemit të drejtësisë, Presidenti i Republikës u ka bërë thirrje qytetarëve, të dalin në mbrojtje të Kushtetutës, si mundësinë e fundit, për të ndalur kapjen e të gjithë pushteteve.

” Të dashur qytetarë!
Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.
Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.“, shkruan Meta ndër të tjera.

Pavarësisht se akuzat e rënda të Presidentit, lidhen drejtpërdrejtë edhe me reformën në drejtësi, për të cilën Ambasada Amerikane është investuar prej kohësh në Shqipëria, kjo Ambasadë nuk ka patur asnje reagim publik lidhur me këtë cështje dhe këto akuza mjaft të rënda dhe serioze të presidentit, të cilat vënë realisht në pikëpyetje ekzistencën e shtetit ligjor dhe rendit demokratik.

Është për t’u habitur, që në një rast të tillë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila del shpesh me deklarata thuajse për çdo ngjarje në Shqipëri, nga ato më seriozet deri tek ngjarje pa ndonjë rëndësi të veçantë, të heshtë për një konflikt dhe problem kaq madhor, duke injoruar tërësisht argumentat dhe shqetësimin e presidentit.

/TPZ.al/

VIDEO:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne