Ambasada amerikane në Ankara përkrah deklaratën e MPJ të Turqisë për turqit ujgurë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara përkrahë deklaratën e Turqisë për “Turqit Ujgurë”.

Në një postim të bërë në lidhje me çështjen në llogarinë zyrtare në Twitter ambasada e ShBA-së shkruan se “ShBA-të i bashkëngjiten vlerësimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë”, ndërkaq zë vend edhe deklarata e Turqisë ku thuhet se “Tani nuk është më sekret që më shumë se një milion turq ujgurë të ekspozuar ndaj arrestimeve arbitrare po përballen me tortura dhe shpëlarje politike të trurit në kampet e përqendrimit dhe burgje”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në reagimin e saj kishte thënë se politika sistematike e asimilimit që ndjekin autoritetet kineze kundër turqve ujgurë është një burim i madh turpi për njerëzimin.

Ministria e Jashtme Turke në mes tjerash ka thënë se “Opinioni publik turk pret që autoritetet kineze të marrin parasysh reagimin e drejt ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”.

Një numër i madh i qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërive civile në mbarë botën dënojnë ashpër zbatimet e Kinës ndaj turqve ujgurë.

Pas mbledhje së Dialogut për të Drejtat e Njeriut me Kinën që u mbajt në korrik të vitit të kaluar në Pekin, Bashkimi Evropian mbrojtësit e të drejtave të njeriut kërkuan lirimin e tibetianëve dhe ujgurëve të persekutuar për shkak të besimit të tyre fetar dhe të të burgosurve në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore të njeriut.

Një projektligj, i cili është duke u shqyrtuar në Kongresin Amerikan, kërkon nga administrata amerikane të vë sanksione ndaj Kinës për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndaj të cilave janë të ekspozuar mbi 1 milion turq ujgurë.

Në raportin e Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor të datës 30 gusht 2018 u vlerësua që mbi 1 milionë turq ujgurë po mbahen në kampe dhe u theksua se këto zbatime kanë arritur në përmasa të frikshme.

Ndërkaq Parlamenti Evropian me anë të një vendimi të miratuar në tetor të vitit të kaluar ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të kampeve të përqendrimit dhe lirimin e personave të arrestuar.

Organizata Ndërkombëtare për Amnisti, Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut dhe një numër i madh i organizatave të shoqërive civile ndërkombëtare i bënë thirrje Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të diskutuar urgjentisht për situatën e turqve ujgurë të ekspozuar ndaj shkeljeve të rënda dhe për dërgimin e vëzhguesve në rajon për të zbuluar të vërtetën.

Kina pretendon se vendet, të cilat në opinionin botëror quhen si “kampet e përqendrimit”, janë “qendra për trajnime profesionale” dhe se synon t’i “eliminojë mendimet ekstremiste dhe ti ri integrojë” në shoqëri personat që mbahen këtu.

OKB-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare përsëritën thirrjet e bëra për hapjen e këtyre kampeve për inspektim, ndërkaq Kina deri më tani lejojë vizitën e pjesshme të një numri të vogël të diplomatëve të huaj dhe gazetarëve të kampeve të përzgjedhura nga ajo.

Ndërkaq Kina refuzon kërkesën që zyrtarët e OKB-së të lëvizin lirshëm dhe të bëjnë inspektime me qëllim të marrjes së informatave të drejtpërdrejta./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne