Ambasada amerikane në Moskë proteston kundër Rusisë

Ambasadori amerikan në Moskë ka protestuar në Ministrinë e jashtme ruse, për të kundërshtuar përgjigjen e Moskës kundër veprimeve të Uashingtonit.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Ministria e jashtëm e Rusisë ka njoftuar se Xhon Teft, ambasador i SHBA në Moskë i ka dërguar një notë proteste Ministrisë së jashtme ruse kundër vendimit të Rusië për reduktimin e punëtorëve diplomatikë amerikanë në Rusi. Rusia ka vendosur të hakmerret ndaj sanksioneve amerikane duke i kërkuar Uashingtonit që ta shkurtojë në 455 vetë stafin e tij diplomatik, e duke i ndaluar përdorimin e disa ndërtesave. Sipas Moskës, stafi i misionit diplomatik të SHBA-së duhet të jetë i të njëjtit nivel më atë të ambasadës ruse në Uashington. Amerika, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, po ndërmerr me kokëfortësi njëri pas tjetrit hapa kundër Rusisë, duke përdorur pretekstin imagjinar të ndërhyrjes në çështjet e saj të brendshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne