Ambasada amerikane njofton për vizat e punës, ja çfarë ndodh me Alaskën!

Ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shqiptarët se nuk do të ketë viza punësimi për në Alaskë. Ambasada këshillon që të kenë kujdes nga mesazhet e mashtrimit, por duhet të kontaktojnë vazhdimisht për të marrë informacione të sakta.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
“Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët….. ndoshta në Alaskë?

Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston! Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat. Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat. Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”/ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne