Sociale

Ambasada Amerikane: SHBA investon 122 milionë dollarë grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën

Ambasada Amerikane ka dhënë detaje rreth Nismës së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas, ku thotë se SHBA do investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën.

Postimi i Ambasadës

Duke fuqizuar gratë dhe vajzat në shtetet e tjera, Amerika përfiton nga qëndrueshmëria dhe prosperiteti që ato sjellin në komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja që Nisma e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas (Ë-GDP) ka bërë të ditur se do të investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën, duke i përfshirë ato ne fuqinë punëtore, duke i ndihmuar të kenë sukses si sipërmarrëse dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në ekomoni.

Nisur fillimisht në vitin 2019, në dy vitet e para fondi ka investuar 200 milionë dollarë në më shumë se 60 shtete dhe 450 partneritete me sektorin privat, qeveri të ndryshme dhe organizata vendore. Qëllimi është të ndihmohen 50 milion gra dhe vajza deri në 2025. Me shumë: https://bit.ly/3bJCbqB /BW

OPINIONE

INTERVISTA