Rajoni

Ambasada e Francës në Kosovë: S’heqim dorë nga karikaturat, do t’i mposhtim islamistët!

Ambasada e Francës në Republikën e Kosovës ka bërë një status emocional dhe prekës – që mund të jetë nga presidenti Emmanuel Macron në lidhje me vrasjen e mësuesit francez që iu shfaqi nxënësve karikaturat e pejgamberit Muhamed.

Ambasada deklaron se Franca dëshiron të shkatërrojë terroristët e mposhtë islamistët, e se fytyra e Republikës dhe e kësaj dëshire është bërë pikërisht mësuesi Samuel Paty.

“Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat, vizatimet, edhe nëse të tjerët tërhiqen,” – shkruhet në murin e Ambasadës që është shpërndarë pa frikë.

Statusi i plotë: 

Të premten, Samuel Paty është bërë fytyra e Republikës, e deshirës sonë për të shkatërruar terroristët, për t’i mposhtur Islamistët, për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në vendin tonë. Fytyra e vendosmërisë sonë për të kuptuar, për të mësuar, për të vazhduar mësimin, për të qenë të lirë.
Sepse ne do të vazhdojmë, Profesor.
Ne do të mbrojmë lirinë që ju e mësuat aq mirë dhe do ta mbajmë lart laicitetin.
Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat, vizatimet, edhe nëse të tjerët tërhiqen.

Ne do të ofrojmë të gjitha shanset që Republika u detyrohet të gjithë rinisë së saj pa asnjë diskriminim
Do të vazhdojmë profesor.
Së bashku me të gjithë mësuesit dhe profesorët në Francë, ne do të mësojmë Historinë, lavditë dhe tallanditë e saj. Ne do të prezantojmë letërsinë, muzikën, të gjitha veprat e shpirtit.
Ne do ta duam me gjithë forcën tonë debatin, argumentet e arsyeshme, bindjet e këndshme. Ne do ta duam shkencën dhe polemikat e saj.
Ashtu si ju, ne do të kultivojmë tolerancën. Sikurse ju, ne do të kërkojmë të kuptojmë, pa pushim. Dhe për të kuptuar edhe më shumë këtë që do të dëshironim të largojnë nga ne.
Ne do të mësojmë humor, distancë, do të kujtojmë se liritë tona mbajnë vetëm fundin e urrejtjes dhe dhunës. Nga respekti për të tjerët
Do të vazhdojmë profesor.
Dhe gjatë gjithë jetës së tyre, qindra të rinj që keni trajnuar do të ushtrojnë atë mendim kritik që ju u keni mësuar.
Ndoshta disa prej tyre do të bëhen mësues. Kështu që ata do të trajnojnë qytetarë të rinj.
Nga radha e tyre, ata do të bëjnë ta dojnë Republikën. Ata do të bëjnë të kuptojnë Kombin tonë, vlerat tona, Evropën tonë, në një zinxhir kohësh që nuk do të ndalet kurrë.
Ne do të vazhdojmë, po, këtë luftë për liri dhe për arsyen e së cilës tani jeni ju fytyra e saj.
Sepse ua kemi borxh.
Sepse ia kemi borxh vetes.
Sepse në Francë, profesor, dritat nuk shuhen kurrë.
Rroftë Republika, Rroftë Franca.

/GazetaMejdani

OPINIONE

INTERVISTA