Ambasada iraniane përgënjeshtron analistin dhe politologun Kastriot Myftaraj

GJERGJ THANASI

Në emisionin “Ju Flet Moska” gazetari dhe analisti i mirënjohur Kastriot Myftaraj ndër të tjera këmbënguli se pas zhbërjes nga ana e Presidentit Trump të marrëveshjes për ngrirjen e programit bërthamor Iranian (marrëveshja e dalë nga bisedimet 5+1) Irani mund të ketë shenjestruar për të goditur Manzën, Durrësin dhe Tiranën me raketat e tij balistike me rreze të ndërmjetme të tipit Khorramshahr.

Për më shumë në linku në vazhdim është emisioni i z. Myftaraj dhe deklarata e tij për kërcënimin e supozuar iranian ndaj Shqipërisë: https://www.youtube.com/watch?v=YcNZHjnBvKU&feature=player_embedded

Duke zbatuar parimin e gazetarisë të dëgjimit të të dyja këmbanave ju drejtuam Ambasadës Iraniane në Tiranë me një kërkesë me shkrim, nëse ka ndonjë koment për këto deklarata të z. Myftaraj. Ambasada Iraniane në Tiranë u tregua mjaft xhentile duke iu përgjegjur kërkesës sonë brenda një kohe të shkurtër. Më poshtë do të ofrojmë për lexuesin përgjigjen zyrtare të  Ambasadës Iraniane në Tiranë. Përgjigja është përkthyer nga anglishtja në shqip pa shkurtime, pa censurim dhe pa shtesa duke respektuar një tjetër parim të gazetarisë atë të raportimit sa më besnikërisht, që të jetë e mundur të ngjarjeve, deklaratave, prononcimeve etj.

Përgjigja e Ambasadës Iraniane

Përsa i përket aftësive mbrojtëse iraniane përfshirë raketat, pozicioni ynë është mjaft i qartë. Për derisa Irani nuk ka sulmuar asnjë vend gjatë 200 viteve të fundit, por ishte objektiv i një lufte të imponuar për 8 vjet në vitet 80-të të shekullit të kaluar, ka të drejtë ta fuqizojë veten për të parandaluar përsëritjen e cfarëdo sulmi. Sic e ka njoftuar pozicionin e saj për disa herë Republika Islamike e Iranit, kapaciteti i saj është totalisht mbrojtës dhe jo me rreze aq të gjatë sa iluzionet e z. Myftaraj.

  • Ambasador si pjesëmarrës i ekipit negociator me grupin 5+1, që në fillim fare të bisedimeve, më ka informuar se nuk është diskutuar asgjë për MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian) në ato negociata.
  • MEK si grupi më i urrejtur në Iran nuk përbën kurrfarë problemi për Republikën Islamike të Iranit, që të tërheqë vëmendjen e autoriteteve.

Nga ky prononcim i Ambasadës Iraniane mësojmë se Sh.T. Ambasadori  Gholamhosein Mohammadnia është pjesë e ajkës së diplomacisë iraniane, përderisa ka qenë pjesë e ekipit negociator në bisedimet 5+1. Theksojmë se negociatat për ngrirjen e programit bërthamor Iranian kishin rëndësi esenciale (thelbësore) për Republikën Islamike të Iranit, kështu që në këtë ekip negociator per forza do të angazhoheshin më të mirët e më të mirëve nga personeli i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Ne shqiptarët si popull dhe vend i vogël, që jemi, duhet të ndihemi të mikluar, që Irani përfaqësohet në Tiranë nga një VIP i ministrisë së vet  të jashtme, jo si ndonjë shtet tjetër, që përfaqësohet në Tiranë nga ndonjë bir muzhiku të mjerë kolkozi sovjetik, apo nga i biri i ndonjë “colly” (中文翻译) të ngratë !

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne