A dergoi ambasada kineze në Xinjiang Sokol Ballën që të justifikojë gjenocidin kundër ujgurëve?

Sipas njoftimeve të ambasadës, qëllimi i udhëtimit ishte “njohja nga afër me zhvillimin ekonomik dhe harmoninë etnike” në Xinjiang. Por kritikët e kanë interpretuar këtë si një përpjekje për propagandë, e cila synon të neutralizojë denoncimet për kampe përqendrimi, survejim masiv dhe zhdukje të identitetit kulturor të ujgurëve.

*

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë fton shume gazetare dhe publiciste ne Kine, Xinjiang qe te justifikoj gjenocidin kunder ujgureve. Se fundi edhe gazetari me shtepi ne Londer dhe ish-burre i Belinda Ballukut, i njohur si Sokol Balla, Kol Kyci, Kol Qorri etj mesa duket ka vizituar rajonin e Xinjiang-ut, një zonë që prej vitesh ka qenë në qendër të akuzave ndërkombëtare për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër pakicës myslimane ujgure. Vizita, e cila është pjesë e një turi të kontrolluar dhe të kuruar nga autoritetet kineze, ka ngjallur debate në opinionin publik shqiptar.

Sokol Balla duke bere foto perpara Chong Bazar xhamise, xhami qe Partia Komuniste e ka kthyer ne market ku shitet mish derri.

Ambasada kineze deklaron se qëllimi i udhëtimeve si ky eshte “njohja nga afër me zhvillimin ekonomik dhe harmoninë etnike” në Xinjiang. Por kritikët e kanë interpretuar këtë si një përpjekje për propagandë, e cila synon të neutralizojë denoncimet për kampe përqendrimi, survejim masiv dhe zhdukje të identitetit kulturor të ujgurëve.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ekspertë të OKB-së dhe qeveri të shumta perëndimore kanë akuzuar prej kohësh Pekinin për abuzime sistematike në këtë rajon. Në Shqipëri, reagimet kanë qenë të menjëhershme, duke ngritur pyetje mbi transparencën dhe pavarësinë e tureve të tilla mediatike.

Deri tani, Sokol Balla nuk ka dhënë një deklaratë të plotë publike mbi përmbajtjen e vizitës. Aktivistët për të drejtat e njeriut kërkojnë që çdo material mediatik i prodhuar pas vizitës të paraqesë pamje të balancuara dhe të mos shërbejë si mjet për të fashitur shqetësimet e ngritura ndër vite për fatin e ujgurëve. Ne fotot e tij nga Xinjiangu, Koli del sikur cdo gje eshe ne Kashgar dhe Urumqi. Koli qe eshte nje islamofob i terbuar, si pasoje edhe e problemeve fizike qe ka, nuk ka bere asnje deklarate per persekutimin e muslimaneve ujgure. Fotot e tij i sherbejne propagandes kineze qe pretendon se ujguret jane te lumtur.

Ngjarja ka hapur një debat të ri mbi ndikimin e diplomacisë kineze në rajon dhe rolin e gazetarëve shqiptarë në raportimin e çështjeve të ndjeshme ndërkombëtare./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne