Ambasada Ruse në Tiranë përgënjeshtron VizionPlus

Pas lajmit të publikuar ditën e djeshme nga “VizionPlus” se ambasada ruse në Tiranë është kërcënuar dhe se kjo e fundit ka ftuar agjent rus në Shqipëri, ambasada ka përgënjeshtruar “VizionPlus”.

“REAGIM
i Ambasadës Ruse në Tiranë ndaj materialit «ekskluziv» të televizionit Vizion Plus

Ambasada Ruse shpreh habinë e madhe në lidhje me publikimin nga televizioni Vizion Plus, dhe pastaj nga mediat e tjera shqiptare, të materialit mbi çështjen e sigurisë së misionit diplomatik rus në Tiranë. Në gjykimin tonë, një fushë kaq sensitive, siç është organizimi i ruajtjes dhe sigurimi i mbrojtjes së misioneve të huaja diplomatike, gjë që sipas së drejtës ndërkombëtare është obligimi i çdo shteti pritës, nuk duhet të behet objekt i debatit publik.

Pavarësisht se i referohet një lloj burimi diplomatik, materiali në fjalë përmban informacione të pavërteta dhe krejtësisht provokative, përshirë këtu edhe gjoja planet e Ambasadës për të ftuar në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës ruse. Akoma më pa vend duken përpjekje për t’i lidhur këto thashetheme me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Ambasada e ka bërë të qartë në menyrë të përsëritur se një nga parimet fondamentale të politikës së jashtme të Rusisë është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera.

I qëndrojmë mendimit se botimi në media i lajmeve të tilla “sensacionale” dëmton zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, krijon një klimë jo të shëndetshme rreth Ambasadës dhe nuk u përgjigjet qellimeve të garantimit të sigurisë së saj.” Thuhet në njoftimin e Ambasadës./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne