Ambasada Ruse në Tiranë, Ushtria e Kuqe sovjetike nuk kreu asnjë krim kundër njerëzimit

Nëse do të lexojmë materialet e publikuara në mediat kryesore perëndimore në maj të vitit 1945, do të zbulojmë se shteti sovjetik nuk është fajësuar për ndonjë faj kundër njerëzimit. Përkundrazi, në to mbretëron respekti, falenderimi dhe admirimi për Ushtrinë e Kuqe dhe ushtarin e saj.

Specialistët e “Ria Novosti” studiuan në detaje gjithë materialet e publikuara në maj 1945 në shtypin e rëndësishëm perëndimor, konkretisht në gazetat: The Times (Britani e Madhe), Le Monde (Francë) dhe The New York Times (SHBA). Më pas ata analizuan artikujt mbi rolin e BRSS-së në luftë të publikuara në të njëjtat gazeta në 20 vitet e fundit.
Dallimi është i habitshëm.

Duke parë gazetat e vitit 1945, ne vërejmë të tilla qëndrime:
Le Monde: “Kontributi i aleatit të madh rus është i paçmueshëm: pikërisht pala ruse për tre vjet me radhë ka përballuar praktikisht të gjithë presionin nga ana e Vermahtit”.
Më 9 maj The Times citon fjalët e Uinston Çërcill: “Nesër do të nderojmë shokët tanë rusë, mjeshtëria e të cilëve, e shfaqur në fushën e betejës, u bë një nga kontributet kryesore të fitores së përbashkët, <…> në këtë ditë popujt perëndimorë me krenari do të shprehin nderim për aleatin e pamposhtur, Rusinë, e cila mori mbi vete barrën më të rëndë të të gjithë shteteve të Kombeve të Bashkuara duke sakrifikuar jetë dhe pësuar humbje materiale”.

Madje lexojmë edhe shkrime të tilla:
9 maj, NYT: “Politika sovjetike në Rajh (kundrejt popullsisë vendase në territoret e pushtuara të Gjermanisë. Shënim i redaktorit) vlerësohet si liberale”.

Në fund të viteve 90, me hyrjen e vendeve baltike në NATO dhe BE dhe presionin e ushtruar ndaj popullsisë vendase rusishtfolëse, të cilësuar potencialisht të rrezikshme, mediat perëndimore nisën botimin e materialeve mbi robërimin e shteteve Baltike.

Në gjysmën e dytë të viteve 2010, pas grushtit të shtetit në Ukrainë dhe kthimit të Krimesë, u formua një terren ideal informativ për të fshirë plotësisht nga tabloja e betejës heroin e papërshtatshëm, Ushtarin Rus.

Startin kësaj fushate ia dhanë deklarata e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Michael Kirby në vitin 2014 dhe ajo e kreut të MPJ-së së Polonisë, Grzegorz Schetyna në vitin 2015, në të cilat nënvizohej se “Aushvicin nuk e çliruan rusët, por «Fronti i parë ukrainas”(po, e saktë, ai e çliroi, por ushtritë e tij u formuan nga mbarë BRSS dhe mori këtë emërtim, pasi zhvillonte luftime në krahun përkatës). Kësaj teme gazeta Le Monde i kushtoi menjëherë 7 artikuj (“rusët ndihen të fyer nga deklaratat se Aushvicin e çliruan ushtarët ukrainas të Ushtrisë së Kuqe”).

Kulmin e kësaj fushate e kemi dëgjuar të gjithë këtë dimër, kur në ceremoninë përkujtimore të 75 vjetorit të çlirimit të Aushvicit, Zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Michael Pence në fjalën e tij solemne me dinakëri përmendi ushtarët amerikanë (të cilët nuk kanë marrë pjesë në operacionin e lirimit), por jo ata sovjetikë (që jo vetëm çliruan kampin, por paguan për lirimin e tij me disa qindra jetë).

Thënë më thjesht, me kalimin e viteve rishkrimi i luftës po bëhet më guximshëm, ndryshimet janë më të mprehta. Dëshmitarë pothuajse nuk kanë mbetur, fëmijët e vitit 1945 janë tashmë nga 80 vjeç. Askush nuk mund të kujtojë gazetën NYT vlerësimet e saj për qëndrimin liberal të ushtarëve sovjetikë ndaj banorëve vendas në Gjermani. Edhe pas 75 vjetësh, Lufta e Dytë Botërore në Kronikën Perëndimore përbëhet në thelb nga ngjarjet e mëposhtme:

1) Pakti Molotov-Ribentrop, pushtimi i dyfishtë i Polonisë dhe pylli Katin;
2) Pushtimi i Francës dhe beteja për Britaninë;
3) Holokausti dhe Perl – Harbori;
4) Zbarkimi në Normandi, fushata afrikane dhe ishujt Iwo Jima;
5) Çlirimi i Evropës Perëndimore nga nazistët brutalë dhe pushtimi i Evropës Lindore nga rusët mizorë.

#GreatPatrioticWar #ДеньПобеды #75летПобеды #Victory75 #Албания #RegjimentiPavdekshëm #WWII

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne