Bota

Ambasada serbe në Jerusalem? Sikleti i Vuçiç me “surprizën” e Trump (Momenti që s’e keni parë)

Gjatë fjalës së presidentit amerikan Donald Trump pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Aleksandër Vuçiç u përballë me një surprizë të pakëndshme, teksa videoja e momentit po bën xhiron e rrjetave sociale.

Në momentin kur Trump përmendi faktin se Serbia do të vendosë ambasadën në Jerusalem, Vuçiç i habitur rishikon dokumentin që ka në tryezë dhe që firmosi duke e shfletuar me shpejtësi për të kërkuar pikën në fjalë.

“Ambasada e Serbisë do të zhvendoset në Jerusalem në korrik. Eshtë një punë e madhe, është një hap i madh. Unë vërtet e vlerësoj atë. Unë e përgëzoj presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës për guximin e tyre” tha Trump gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Ditën e djeshme u firmos marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë në pranit ë presidentit Trump./TPZ

OPINIONE

INTERVISTA