Ambasadorët e BE, një patericë Shqipërisë për negociatat

Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian kanë paraqitur opsionet për dokumentin e draft-konkluzioneve për paketën e zgjerimit, që do të jetë në tryezën e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për aprovim në 18 qershor në Luksemburg.

Në këto draftkonkluzione, vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Maqedoninê e Veriut do shtyhet në vjeshtë, ndërkohë që ndryshimi kryesor ka të bëjë me formulimin e konkluzionet ne për secilin nga të dyja vendet. Ambasadorët e përhershëm po punojnë mbi një formulim sa më inkurajues për Maqedoninë e Veriut drejt një drite jeshile për hapjen e negociatave pas ndryshimeve shumë të mëdha pozitive që vendi ka bërë dy vitet e fundit dhe pavarërishit disa rezervave nga dy shtete anëtare që konsiderohen si tê kapërcyeshme.

Nga ana tjetër ambasadorêt po punojnë mbi një konkluzion sa më pak dekurajues për Shqipërinë që ka pengesë Holandën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me vlerësimin, se rezultate për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe të drejtave themelore janê të pamjaftueshme, nuk  janë të prekshme, nuk janë bindëse, por edhe  se sistemi gjyqësor është jofunksional.

Në 17 qershor, një ditë para vendimit ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish në orën 16.00 për të përafruar qëndrimet e 28 shteteve anëtare mbi bazën e tekstit të presidencës rumune të Bashkimit Europian, në mënyrë që të mundësojnë vendimin final e të 28 ministrave të jashtêm të BE-së në 18 qershor./respublica

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne