Ambasadori britanik optimist: Po afrohet marrëveshja për koalicionin qeverisës në Kosovë

Ndonëse kanë kaluar kohë nga zgjedhjet e 6 tetorit, ku Vetëvendosja dhe LDK dolën fituese, ende nuk është arritur një marrëveshje për koalicionin bashkëqeverisës.

Pavarësisht deklaratës së këtyre subjekteve politike, se koalicioni do të arrihej brenda 3 ditëve, deri më tani ndarja e përgjegjësive qeverisëse vazhdon të përbëjë problem për dy partitë. Një nga postet që dy partitë s’po gjejnë konsensus është ai i presidentit të vendit. E ndaj, duke marrë shkas nga situata politike në vend, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nocholas Abott, pas një takimi me kreun e LDK-së Isa Mustafa paralajmëroi se një marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë.

“Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa. Ai më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”  ka thënë për Indeksonline Nicholas Abbott./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne