Ambasadori britanik: Sa i përket sanksioneve ndjekim politikat tona dhe jo ato të Amerikës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Teheran, ka thënë se mbi marrëveshjen bërthamore Londra ndjek politikat e saj dhe jo ato të Uashingtonit.

Rob Macaire, në përfundim të takimit të përfaqësuesve të huaj me banim në Iran dhe të aktivistëve në fushën e tregtisë dhe biznesit, ka thënë: Marrëveshja bërthamore për ne ka rëndësi tepër të madhe dhe lidhur me këtë ne do të veprojmë në formë të pavarur. Ne kemi zbatuar këtë marrëveshje dhe do të vazhdojmë këtë rrugë, pasi nga aspekti ekonomik ajo ka interes të madh për Iranin dhe për ne. Rob Macaire ndër të tjera ka thënë: Amerika është larguar nga marrëveshja bërthamore bërthamore, mirëpo ne nuk e mbështesim këtë politikë. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne