Shqiperia

Ambasadori i Britanisë, Norman: Reforma në drejtësi, kusht për investimet

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman i ftuar në emisionin “PASSPORT” nga gazetari Arbër Hitaj thotë se pavarësisht “Brexit”, Britania do të mbështesë anëtarësimin e Shqipëri në BE, madje do të shtojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri. Ambasadori Norman, argumenton se ardhja e investitorëve të huaj lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi, dhe më konkretisht me zbatimin e saj. Biznesi kërkon garanci dhe shtet ligjor, ky është kushti kryesor për të ardhur në Shqipëri, thotë ambasadori Norman.

“Ne flasim shumë për procesin e rivlerësimit- vettingun- duket sikur kemi dhjetëra vite që flasim për të. Por e vërteta është se tani është koha që ky proces të zbatohet dhe ne duhet te shohim gjyqtarë e prokurorë t’i nënshtrohen këtij procesi. Opinioni im mbi këtë çështje është se hapi tjetër duhet të jetë zbatimi i mirëfilltë i këtyre planeve të mira, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit, në mënyrë që të çojnë drejt një gjyqësori më të mirë e më të pastër”.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës, ambasadori thotë se ky është një problem i përbashkët me të cilin përballet edhe Britania, ndërsa i vlerëson masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar këtë fenomen.

/SCAN