Ambasadori i Palestinës: Jeruzalemi është kryeqyteti i dy shteteve

Vetëm një ditë më parë Shqipëria votoi në OKB kundër propozimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Për “Fax News” ambasadori i Palestinës në vendin tonë Jaser Al-Najjar ka theksuar se Jeruzaliemi është kryqyteti i dy shteteve. Ai shtoi më tej se Izraeli duhet ta kuptojë që Jeruzalemi nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë.

“Është një çështje  e komplikuar,  kanë qenë 128 vende që kanë votuar kundër. Siç e përmbenda edhe më herët se Jeruzalemi është kryeqyteti i dy shteteve Palestinës dhe Izraelit. Izraeli duhet ta kuptojë që Jeruzalemi nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë. Ka pasur disa shtete europiane që abstenuan. BE është aleat jo vetëm me Palestën por edhe me Izraelin. Ky është një proces që ndikon në paqe.

Jemi shumë të lumtur që Shqipëria votoi dje, Shqipëria duket që respekton ligjet ndërkombëtare. Jeruzalemi është një qytet i shumë besimeve dhe ka një mision historik për të gjithë dhe nuk mund të futet në tryezë për të bërë ndarje besimesh. BE -në e kosiderojmë një aleat”, u shprehet ambasadori i Palestinës në vendin tonë.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne