Ambasadori i Rusisë në Ankara: Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë më të mira se para krizës

Ambasadori i Rusisë në Ankara, Aleksey Yerhov tha se marrëdhëniet me Turqinë janë edhe më mirë se para krizës.

Yerhov mbajti një fjalim në recepsionin e zhvilluar në Ambasadën e Rusisë në Ankara me rastin e Ditës së Fitores, që shënoi 73-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se janë tejkaluar problemet e përjetuara ndërmjet dy vendeve pas krizës së avionit (rrëzimi i avionit rus nga avioni reaktiv turk F-16 në vitin 2015-të).

“Marrëdhëniet me Turqinë janë edhe më mirë se para krizës. Vitin e kaluar thyem rekord në lidhje me turizmin. Numri i turistëve që zgjedhin Turqinë është shumë i madh. Edhe këtë vit besoj se do të thyejmë rekordin e vitit të kaluar” tha ambasadori rus.

Duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe përparojnë me hapa shumë të shpejta, Ai tha: “Ne jemi duke realizuar disa projekte strategjike të përbashkëta si Rrjedha Turke e Centrali i Energjisë Bërthamore Akkuyu. Në të njëjtën kohë po rritet edhe vëllimi ynë tregtar”.

Në lidhje me zbatimin e vizave për nënshtetasit turq ambasadori Yerhov tha se procesi vazhdon dhe shprehu bindjen se do të arrihet në një zgjidhje.

Duke rikujtuar se viti 2019 është shpallur në mënyrë reciproke si Viti i Kulturës dhe Turizmit ai bëri të ditur se do të zhvillohen aktivitete edhe në Turqi edhe në Rusi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne