Bota

Ambasadori i Koresë së Veriut në OKB: Në çdo kohë mund të shpërthejë luftë bërthamore

Ambasadori i përhershëm i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se rritja e tensioneve destabilizon rajonin dhe paralajmëroi se në çdo kohë mund të shpërthejë “luftë termobërthamore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me debatin për testimin e raketës bërthamore në Korenë e Veriut dhe seancës së Këshillit të Sigurimit i cili javën e ardhshme do të mbahet mbi këtë temë, ai iu drejtua gazetarëve në selinë e OKB-ve dhe akuzoi SHBA-të se po shkaktojnë situatë të rrezikshme në Gadishullin Korean.

“Ne në të gjitha mënyrë mund t’i rezistojmë SHBA-së. Koreja e Veriut është e gatshme t’i përgjigjet çdo lloj lufte të cilën e zgjedh SHBA-ja”, u shpreh Kim.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, të dielën gjatë vizitës në Korenë e Jugut paralajmëroi se ka përfunduar periudha e “durimit amerikan” për të bindur regjimin e Koresë së Veriut që të përmbahet nga zhvillimi i armëve bërthamore.

OPINIONE

INTERVISTA