Ambasadori rus: Marrëdhëniet Turqi-Rusi po ngjiten drejt majës

Ambasadori i Rusisë në Ankara, Aleksey Yerhov i bëri një vizitë në zyrë Prefektit të Eskishehirit (Eskişehir), Ëzdemir Çakaxhak (Özdemir Çakacak).

Në fjalën që mbajti këtu Yerhov tha: “Marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi janë në ngjitje. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoan) dhe Kryetari i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin takohen shpesh dhe bëjnë takime produktive. Dy të presidentët përbëjnë për me një shembull shumë të bukur në drejtim të forcimit të marrëdhënieve ruso-turke dhe bashkëpunimit dypalësh. Ky bashkëpunim mund të jetë i mundur me afrimin edhe më shumë të rajoneve me njëra-tjetrën. Pasi marrëdhëniet ndërrajonale janë mjaft të rëndësishme”.

Kurse prefekti Çakaxhak nga ana e tij tha se themelet e marrëdhënieve Turqi-Rusi janë shekullore, ndërsa theksoi se të dyja vendet me të kaluarën e tyre rrënjësore edhe në ditët e sotme bashkëpunojnë ngushtë mes tyre në shumë çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Bashkëpunimi i afërt i viteve të fundit në shumë fusha, kryesisht ai në ekonomi dhe turizëm, është në nivele të kënaqshme,- u shpreh Çakaxhak, dhe shtoi: “Po ashtu edhe vullneti i mirë i të dyja vendeve për ti çuar edhe më tej këto marrëdhënie pritet me kënaqësi nga popujt tanë. Vazhdimi me vendosmëri i bashkëpunimit mes dy vendeve në zgjidhjen e krizës siriane, në ndërtimin centralit bërthamor në Akkuyu, në ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha Turke, në marrëveshjen e Mbrojtjes Raketore S-400, ofrojnë edhe mbështetjen më të fuqishme për ecurinë pozitive të marrëdhënieve tona”.

“Vëllimi tregtar 100 miliardë dollarë, i vendosur si objektiv ndërmjet vendeve tona, punimet në drejtim të liberalizimit të vizave, me miliona turistë rusë që vizitojnë çdo vit vendin tonë, qytetarët me origjinë ruse që vendosen në vendin tonë nëpërmjet lidhjeve martesore janë edhe lajmëtari i asaj që marrëdhëniet tona do të zhvillohen duke u thelluar edhe më shumë”,- theksoi prefekti Çakaxha.

Prefekti i Eskishehirit shtoi se shpallja e vitit 2019 si “Viti i Kulturës dhe Turizmit Turqi-Rusi” do të japë kontribute të mëdha në afrimin edhe më shumë të popujve.

Pas fjalimeve të rastit takimi ambasadori Jerhov-prefekti Çakaxha vazhdoi pa praninë e mediave./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne