Ambasadori rus në OKB bën apel kundër standardit të dyfishtë ndaj terrorizmit

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vassily Nebenzia tha se 120 anëtarë të DAESH-it kanë kaluar në radhët e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG, ndërsa ka shtuar se “duke e injoruar këtë problem, po zbatohet standard i dyfishtë ndaj terroristëve”.

Këto deklarata Nebenzia i bëri në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi aktet terroriste që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Të ardhurat që DAESH-i siguron nga nafta kanë rënë. Të ardhurat mujore që organizata ka siguruar nga kontrabanda e naftës dhe gazit deri në fund të vitit të kaluar kanë qenë 2 milionë dollarë. Kurse sot DAESH-i po përpiqet që ti gjenerojë burimet e të ardhurave përmes internetit duke përdorur teknologji moderne, tha më tej Nebenzia.

Duke vënë në dukje se ata që i ofrojnë mbështetje direkte ose indirekte DAESH-it duhet të vendosen përpara përgjegjësisë, ambasadori rus në OKB u ndal edhe në shkeljet që kanë ndodhur këtë javë në këtë drejtim, duke dhënë si shembull anëtarët e DAESH-it, që pasi ishin lënë të lirë nga PKK/KCK/PYD-YPG ishin bashkuar me radhët e kësaj të fundit.

Duke e injoruar këtë problem ndaj terroristëve zbatohet standard i dyfishtë, shtoi Nebenzia.

Kurse Përfaqësuesi i Përhershëm i Anglisë në OKB, Jonathan Allen tha se DAESH-i ka humbur 98 për qind të territorit që ka pasur nën kontroll dhe se nga organizata terroriste janë shpëtuar më shumë se 7,7 milion njerëz në Irak dhe Siri.

Duke vënë në dukje se DAESH-i është fragmentizuar dhe dobësuar, por celulat e saj ende përbëjnë kërcënim në të gjithë botën, Allen theksoi se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të parandaluar terroristët, në veçanti abuzimin që bëjnë ata me internetin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne