Ambasadori i SHBA-ve në Ankara thirret në MPJ të Turqisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ankara, John Bass, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë për “sjelljet agresive” të personelit të sigurisë amerikane ndaj truprojave të afërta të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Uashington, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e MPJ të Turqisë thuhet se sot në ministri është thirrur në bisedë ambasadori amerikan për t’i shprehur protestë verbale dhe të shkruar për shkak të, siç thuhet, sjelljes agresive joprofesionale dhe në kundërshtim me standardet diplomatike nga forcat e sigurisë amerikane ndaj truprojave të ministrit të Jashtëm.

“Nga autoritetet amerikane zyrtarisht u kërkua hetim për rastin dhe sqarim i nevojshëm”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë.

Ndërkaq, siç thuhet në deklaratën e ministrisë, në takimin me ambasadorin amerikan është theksuar se “pamjaftueshmëria e masave të nevojshme të sigurisë nga autoritetet amerikane në çdo fazë të programit të vizitës së presidentit Erdoğan në Uashington, nuk do të mund ta hijëzojë vizitën në SHBA, e cila ka qenë e suksesshme në çdo aspekt tjetër”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne