Ambasadori turk: Aleat i Shqipërisë është Turqia, jo “FETO”. Mos i hidhni fëmijët në zjarr

Ambasadori i Turqisë, Hidayet Bayraktar i ftuar në emisionin ‘Diplomaticus’ të gazetarit Erion Kaçorri në ‘News 24’ ka paralajmëruar për rrezikun që iu vjen shqiptarëve nga shkollat e kundërshtarit të presidentit turk Fetullah Gulen..

“Ne këto shkolla nuk i quajmë të Gulen­it por të FETO­-s. Sikurse jeni në dijeni në Shqipëri ka 2 universitete, 5 medrese, 5 shkolla të quajtura kolegje dhe 1 qendër të mësimit të gjuhëve të huaja, pra gjithsej 13 shkolla të FETO­s. Tashmë njohja e diplomave të këtyre shkollave nga Turqia as që mund të diskutohet. Do të thotë që këto diploma do të jenë të pavlefshme. Pra një nxënës që ka një diplomë gjimnazi nuk do të mund të vazhdojë universitetin, ndërsa diploma e universitetit do të konsiderohet e pavlefshme”,­shprehet ambasadori i republikës se Turqisë Hidayet Bayraktar për emisionin ‘Diplomaticus’. Sipas ambasadorit Bayraktar, aleat i Shqipërisë është Turqia, jo “FETO”.

“Drejtues të lartë të FETO­s në të shkuarën kanë vizituar shpesh Shqipërinë me qëllim ndjekjen dhe kontrollin e afërt të këtyre shkollave. Për shembull një person i kërkuar si numri 2 i organizatës terroriste Feto të Fethullah Gülen, ndaj të cilit në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Ankarasë po zhvillohet procesi gjyqësor i quajtur “Streha”, ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe ka ndjekur e kontrolluar personalisht strukturimin e organizatës në arsim, edukimin dhe aktivitetin fetar. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e bordit të kontrollit të shkollave të FETO­s në Shqipëri. Nipi i Kryeterroristit Fethullag Gülen, mbajtës i të njëjtit mbiemër, në të shkuarën e afërt ka qenë drejtues i shkollave të Gülen në Shqipëri duke derdhur edhe kapitale tek ato”, thotë ai. Ambasadori Bayraktar shprehet se në këto shkolla vazhdon fatkeqësisht aktiviteti i shpëlarjes së trurit.

“Sidomos nxënësit konviktorë janë objektivi kryesor i FETO­s. Me afrimin e vitit të ri shkollor dëshiroj të tërheq sërish vëmendjen e familjeve Shqiptare. Mbajini larg fëmijët tuaj nga këto shkolla. Mos i hidhni ata në zjarr”,­ deklaron ambasadori turk. Sipas diplomatit turk, në shkollat me fjetje të FETO­s aplikohet një sistem autoritar, i izoluar nga bota e jashtme, me një ngarkesë tej normave dhe i mbushur me tabu./ Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne