Ambasadori turk M.Ahmet Yörük viziton ambientet e AKM Media Group (FOTO)

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük ka zhvilluar sot një vizitë kortezie në ambientet e AKM Media Group.

Gjatë kësaj vizite ai është pritur nga Koordinatori i AKM Media, Semih Güler dhe Editori i saj, Maliq Hasa.

Ambasadori Yörük gjatë këtij takimi është njohur nga afër me aktivitetin e AKM Media Grup si dhe ka patur mundësi të njohë nga afër edhe stafin e frekuenca.com. Ai është njohur gjithashtu edhe me projektet e ardhshme të kësaj kompanie.

Murat Ahmet Yörük zëvendësoi në detyrën e tij si Ambasador i Turqisë në Tiranë, ish Ambasadorin, Hidayet Bayraktar. Ai erdhi në Shqipëri javën e fundit të vitit të shkuar, ndërsa pak ditë më parë ka paraqitur edhe letrat kredenciale Presidentit të Shqipërisë, İlir Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne