Ambasadori turk në OKB iu përgjigjet shpifjeve ndaj Turqisë

Ambasadori i përhershëm i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioglu iu përgjigj shpifjeve ndaj Turqisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në mbledhjen e KS të OKB-së, ambasadori Feridun Sinirlioglu shpjegoi arsyen se pse Turqia ndërmori Operacionin “Burimi i Paqes” ndaj organizatave separatiste terroriste PKK/PYD/YPG dhe DAESH në veri të Sirisë.

Sinirlioglu bëri të ditur që operacioni i kufizuar që u zhvillua matanë kufirit kundër PKK/PYD/YPG dhe DAESH-it, ka qenë një operacion antiterror, ndërsa tha se “Dënojmë me forcë çdo lloj deklarate të rreme me të cilën bëhet përpjekje për ta paraqitur operacionin antiterror si një agresion”.

Ambasadori turk iu përgjigj edhe pretendimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që forcat opozitare të mbështetura nga Turqia kanë marrë në objektiv civilët.

“Çdo shkelje e ligjit ndërkombëtar duhet të hetohet. Këtu duhet të përfshihen edhe operacionet e amerikanëve dhe të miqve tanë të tjerë”, u përgjigj Sinirlioglu.

Duke vënë në dukje se kurrë nuk do t’i pranojnë pretendimet e padrejta dhe të shëmtuara që shënjestrojnë Turqinë, ambasadori Sinirlioglu tha se faktet në terren në Siri janë të dukshme dhe e gjithë bota e di se kush gënjen.

Ambasadori turk iu përgjigj edhe kritikave të disa vendeve evropiane dhe tha se “Vendet të cilat mbyllin kufijtë e tyre me tela me gjemba përballë fluksit të refugjatëve, dëshirojnë të krijojnë një kamp jashtë kufijve të tyre, ndërkaq presim që Bashkimi Evropian ti përmbush detyrimet e marrëveshjes së arritur me Turqinë në vitin 2016 në lidhje me çështjen e refugjatëve”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne