Ambasadori i Turqisë në Teheran: Ankara-ja vazhdon përpjekjet për paqe në Siri

Ambasadori i Turqisë në Teheran deklaroi se qëllimi final i vendit të tij është vendosja e paqes së qëndrueshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Riza Hakan Tekin, ambasadori i Turqisë në Iran, të mërkurën në një konferencë për shtyp në Teheran deklaro: “Irani, Turqia dhe Rusia programet dhe veprimet e tyre do të vazhdojnë për vendosjen e paqes në Siri”. Hakan Tekin në lidhje me rezultatet e negociatave të Astanasë dhe rolin e tyre në reduktimin e tensioneve në Siri, tha: “Negociatat e Astanasë kanë ushtruar ndikim të madh në lidhje me krizën në Siri dhe Irani, Turqia dhe Rusia kanë bërë të gjitha përpjekjet e tyre në këto negociata që negociatat të përqendrohen në zgjidhjen e krizës së Sirisë. Ai gjithashtu deklaroi se qëllimi final i vendit të tij është vendosja e paqes së qëndrueshme në Siri dhe shtoi: “Në lidhje më këtë çështje Irani, Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë veprimet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me OKB dhe vendet e tjera të botës në këtë drejtim”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne