Ambasadori Zhou takon grupin e Shoqatës së Drejtimit të Vajzave të Hong-Kongut

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua më 22 korrik me grupin e Shoqatës së Drejtimit të Vajzave të Hong-Kongut, që vizitoi Tiranën dhe bisedoi me anëtaret e grupit për marrëdhëniet kino-shqiptare dhe ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë”.

Zhou i prezantoi të pranishmit detyrat e ambasadës dhe historinë e gjendjen aktuale të marrëdhënieve kino-shqiptare. Ai tha se nën drejtimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe mekanizmit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë kanë përparuar në mënyrë të qëndrueshme, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve është shtuar pandërprerë, shkëmbimet njerëzore janë zhvilluar me vitalitet dhe kontaktet midis dy popujve janë shtuar më tej.

Sivjet, me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, ambasada kineze do të përpiqet të nxisë miqësinë kino-shqiptare si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Njëkohësisht, ajo do të zbatojë aktivisht edhe synimin “diplomacia i shërben popullit”, që t’u ofrojë shërbime konsulore shtetasve dhe institucioneve kineze në Shqipëri.

Ambasadori Zhou tha se të rinjtë duhet të lexojnë më shumë dhe njëkohësisht duhet të udhëtojnë më shumë. Ai shprehu shpresën se të rinjtë hongkongas do të njohin më shumë kulturën tradicionale të vendit dhe arritjet e zhvillimit të atdheut në epokën e re dhe njëkohësisht, do të vizitojnë më shumë vende, që të bëhen talente me horizont ndërkombëtar dhe me pasion për atdheun, përfshi për Hong-Kongun. Ambasada kineze do të vazhdojë të përkrahë shkëmbimet në forma të ndryshme midis të rinjve kinezë dhe shqiptarë, në shërbim të shtimit të njohjes reciproke.

Grupi i Shoqatës së Drejtimit të Vajzave të Hong-Kongut e falënderoi pritjen e ngrohtë të ambasadës dhe prezantimin e ambasadorit Zhou. Anëtaret e grupit diskutuan me ambasadorin për çështje të ndryshme përfshi ndikimet e nismës “Një brez, një rrugë” mbi marrëdhëniet kino-shqiptare, shkëmbimet midis të rinjve midis dy vendeve, etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne