Ambasadorja amerikane pyet skraparliun Meta pse ngriti flamurin amerikan sot

Manifestimi i ditës së sotme e bërë me thirrjen e presidentit Ilir Meta tregoj dhe një herë servilosjen e politikanëve shqiptarë ndaj Amerikës.

Gjithçka dukej ne rregull dhe sipas thirrjes qe ishte bërë por befas vetë Ilir Meta nxorri flamurin amerikan krah atij shqiptarë.

Por kjo duket se nuk u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku menjëherë pas ketji veprimi distancohen nga tubimi i presidentit Ilir Meta. Ambasadorja amerikane Yuri Kim në mbyllje të manifestimit, shkruan në rrjetet sociale: E surprizuar të shikoja flamurin amerikane në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”.

Bie në sy në reagimin e ambasadores amerikane, se fjala manifestim është vendosur në thonjëza.

Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne