Ambasadorja Çitaku: Së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike me Serbinë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka shprehur besimin se Kosova shumë shpejt do të nënshkruajë marrëdhënie diplomatike edhe me Serbinë.

Gjatë fjalës në seancën e së hënës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo tha se kush ka dyshimin për legalitetin e pavarësisë së Kosovës, të lexojë vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Është e vërtetë se Kosova është shtet i ri, por ne jemi një komb shumë i vjetër. Ne kemi qenë gjithmonë aty. Jemi krenarë për aleancat që kemi me të gjithë ju dhe shpresoj se së shpejti Kosova do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike edhe me Serbinë”, u shpreh ambasadorja Çitaku, cituar nga “KosovaPress”. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne