Ambasadorja e Gjermanisë për ‘Tahirin’: Të gjithë të barabartë para ligjit, imuniteti nuk duhet të pengojë drejtësinë

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” u sugjeron shqiptarëve të qëndrojnë në vendin e tyre, por për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e saj, Schütz tregon rrugën ligjore që mund të ndjekin. Po ashtu, Ambasadorja gjermane nuk komenton vendimin e parlamentit për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por thekon se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk duhet që imuniteti të përdorej pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Lidhur me rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të shprehem, se nuk i njoh detajet e të gjithë procesit, por përgjithësisht mund të them që ne mbështesim mendimin dhe qëndrimin se Shqipëria duhet të luftojë e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë kontekst, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrat e tyre. Ne presim që Shqipëria të bëjë më tepër në këtë rrugë dhe e mbështesim Shqipërinë pikërisht në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shpresojmë shumë që në këtë kontekst të arrihen rezultate konkrete. Përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk do të duhet që imuniteti të përdoret pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.” – tha ambasadorja Gjermane./ GSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne