Shqiperia

Ambasadorja e Holandës: Investitorët ikin prej korrupsionit!

E pyetur se përse largohen investitorët e huaj nga Shqipëria, ambasadorja hollandeze në Tiranë e ka drejtuar gishtin nga korrupsioni dhe burokracia. Dewi Van de Weerd thotë se investitorët e vendit të saj janë të interesuar për të investuar, por shohin si pengesë pikërisht korrupsionin
“Për të përmirësuar klimën e biznesit është e rëndësishme të kuptohet, se për kompanitë është thelbësore që politikat e investimeve, por edhe rregulloret fiskale, të jenë të qarta dhe të parashikueshme. Prokurimi publik duhet bërë në një mënyrë të drejtë dhe transparente. Investitorët e huaj nuk duhet të largohen nga procedurat e shtrenjta dhe të komplikuara. Investitorët holandezë i pranojnë përmirësimet në klimën e biznesit, por korrupsioni dhe burokracia vazhdojnë të jenë pengesa” ka thënë ambasadorja.
Holanda është investitori i dytë me 14% të totalit të investimeve në Shqipëri. Sipas Zyrës Qendrore Holandeze të Statistikave, ambasadorja thotë se ka rritje me 30% krahasuar me vitin 2014. Vitin e kaluar, qeveria e shpalli si vitin me investimet më të larta ndonjëherë./ monitor

OPINIONE