Ambasadorja e OSBE-së: Nuk kam qenë e pranishme në vende ku zgjedhjet zhvillohen pa opozitën

OSBE/ODHIR ka dalë sot në një konferencë për mediat lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Ambasadorja Aundrey Glover ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve, i pranishëm do të jetë një delagacion nga Këshilli i Europës.

Pyetjes të gazetarvëve nëse ka qënë e pranishme në një vend ku zgjedhjet zhvillohen pa opozitën, Glover ju përgjigj: “Jo, nuk na ka ndodhur ndonjëherë, por do shohim si do shkojë procesi zgjedhor. Mbetet për t’u parë”.

Glover tha se “roli jonë është të vëzhgojmë procesin zgjedhor, pasi nuk jemi këtu që të nderhymë në asnjë lloj mënyre”.

“Është e rëndësishmë të kihet parasysh se zgjedhjet s’janë një ditë. Kemi pasur kënaqësinë të kemi bashkëpunim me gjithë aktorët. Ne tashmë kemi patur reagime nga ministria e Punëve të Jashtme e komisioni i zgjedhjeve. Ne kemi ekpsertë ligjorë, analistë të medias.

Së shpejti do kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë në Tiranë, do dërgohen në grupe dyshe për të vazhduar procesin në vend. Direkt para zgjedhjeve shpresojmë të kemi 250 vëzhgues afatshkurtër. Nëse kemi ndonjë përfaqësues te ambasada do doja t’i inkuraroja sepse afatati për aplikim është 10 ditë nga sot.”

Glover deklaroi se të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë angazhuar.

“Siç thashë fusha që do u kushtojmë vëmendje është puna e adminsitrimit të zgjedhjeve.

Do shohim e pjesëmarrjen e grave e të pakicave. Regjistrimin e votuesve e të kandidatëve, median, financimin e fushatës, mënyrën si zgjidhen ankesat dhe apelimet. Ne na intereson që procesi të jetë transparent, me barazi e paanshmëri”, u shpreh Glover.

A keni marrë pjesë në ndonjë vend ku zgjedhjet organizohen pa opozitën?

“Unë kurrë nuk kam marrë pjesë te vëzhgoj zgjedhje ku nuk është opozita. Këto janë zgjedhjet e 14 që monitorojmë në Shqipëri dhe e gjitha mbetet për t’u parë.”/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne