Ambasadorja Kiliç: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për institucionet e Kosovës

“Turqia do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës”, deklaroi të mërkurën ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilim Kiliç, gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me të cilin bisedoi lidhur me aktivitetet e këtij dikasteri.

Ministri Gashi falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në përparimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Po ashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne