Ambasadorja turke në Malin e Zi komenton operacionin “Burimi i Paqes“

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan ka thënë se operacioni “Burimi i Paqes”, të cilin Turqia e ka nisur për të eliminuar korridorin terrorist që po formohet në kufirin e saj jugor, ka për qëllim vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon. Ajo për mediat në Mal të Zi ka deklaruar se ky operacion nuk është i orientuar kundër kurdëve sepse me kurdët nuk jemi armiq, ka thënë ajo. Me ata kemi jetuar si një familje prej mijëra vjetësh. Qëllimi i operacionit është mbrojtja e integritetit të Turqisë por dhe shtetit të Sirisë. Gjithnjë sipas Ambasadores Songul Ozan, Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti por me këtë aksion ndalohet formimi i korridorit terrorist në këtë pjesë, ku gjatë kësaj kohe janë vrarë mijëra njerëz tanë. Më tej Ambasadorja Ozan thotë se kjo organizatë terroriste tenton të mashtrojë opinionin duke u prezantuar sikur po angazhohet për popullin kurd. Kjo nuk është e vërtetë sepse ata kanë vrarë vetë kurdët përfshirë këtu edhe foshnjat. Në Turqi ka rreth 4 milionë refugjatë e në mesin e tyre me qindra kurdë e kjo dëshmon se ne me ta nuk jemi armiq por operacioni i Turqisë është operacion i bazuar në të drejtat tona ndërkombëtare. Dëshira jonë është që në Siri të mbizotërojë paqja, të ruhet integriteti i këtij shteti dhe atje të vendoset shteti ligjorë. Turqia sipas Ambasadores Songul Ozan për shkak të luftërave në rajon ka pasur dëme të mëdha. Ajo ka theksuar se kemi rreth 4 milionë refugjatë shifër kjo më e madhe se numri i banorëve të një shteti dhe për këto nevoja Turqia ka shpenzuar mbi 40 miliardë dollarë. Në këtë rast ne nuk kemi pasur përkrahjen e Bashkimit Evropian (BE) e as të shteteve të tjera. Ambasadorja Songul Ozan mendon se Mali i Zi do të ketë mirëkuptim sepse edhe ai gjatë luftërave në ish-Jugosllavi ka hapur dyert refugjatëve dhe i ka strehuar ata. Ajo mendon se operacioni në Siri do të përfundojë me sukses dhe se aty do të vendoset zona e sigurisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne