“Ambulanca me sirena ndezur rrugëve të Tiranës për të ngjallur panik”, Berisha nxjerr denoncimin e qytetarit: Sidomos kur ka…

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili flet për përdorim të ambulancave nëpër qytet me sirenat ndezur për të shkaktuar panik.

Sipas një postimi të tij në rrjetet sociale, kjo ndodh më shumë sidomos kur ka protesta.

“Sipas disa informacioneve te sigurta ekziston nje urdher me ane te te cilit autoambulanca boshe pa pacient ne bord nxiren rrugeve te tiranes me sirenat ndezur vetem per te perhapur panik”, shkruan qytetari.

POSTIMI I PLOTE

Denoncon perdorimin antiproteste te autoambulancave nga narkoministrat!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr. Berisha

Jam nje qytetar nga tirana dhe doja t’ju beja me dije per sa i perket nje akti te shemtuar qe po kryen ministria e shendetsise dhe si sistemi shendetsor ne teresi ne bashkpunim me Lleshajn e policise.

Sipas disa informacioneve te sigurta ekziston nje urdher me ane te te cilit autoambulanca boshe pa pacient ne bord nxiren rrugeve te tiranes me sirenat ndezur vetem per te perhapur paanik e kjo ndodh sidomos kur ka protesta sic po ndodh edhe sot ne bulevard ku gjate gjithe kohes kalojne ambulanca. Sipas informacioneve ky akt i shemtuar eshte vene ne zbatim me dhjetra here qe nga fillimi i pandemise. Faleminderit…

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne