American Thinker: Qeveria e Trump duhet të shtojë mbështetjen ndaj MEK

Faqja informative konservatore American Thinker në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Amerikës për tu përballur në mënyrë efikase me Iranin, duhet të shtojë mbështetjen e vet ndaj grupit terrorist Muxhahedine Khalk (MEK).

Agjencia e lajmeve Mizan njoftoi se faqja e internetit “American Thinker” në një raport të saj pretendoi se Amerika pas strategjisë së durimit tetë vjeçar ndaj Iranit, aktualisht gjatë mandatit të Donald Trump ka bërë një kthesë fondamentale në strategjinë e vetë për tu përballur me Iranin. American Thinker për të vërtetuar pretendimin e saj vuri në dukje tryezën e fundit të një grupi të funksionarëve të lartë të qeverive të mëparshme të Amerikës të cilët të gjithë gjatë fjalimeve të tyre kanë kritikuar politikën e ish-presidentit Barak Obama në përballje me Iranin dhe në anën tjetër kanë mbrojtur politikën agresive të Donald Trump dhe duke paraqitur disa propozime, kanë kërkuar ushtrimin e presioneve më të mëdha kundër Iranit. Sipas këtij raporti, Xhozef Liberman, ish-senatori i Amerikës, në këtë takim theksoi se pas marrëveshjes bërthamore nuk është vërejtur kurrfarë ndryshimi në Iran dhe duke përsëritur pretendimet e përhershme, pretendoi se Irani vazhdon të mbështesë terrorizmin dhe synon të zgjerojë ndikimin e vet në rajonin e Lindjes së Mesme. Ky ish-senator i Amerikës duke kritikuar ashpër politikën e ish-presidentit të Amerikës Barak Obama ndaj Iranit, kërkoi nga qeveria aktuale e Donald Trump që rishikojë plotësisht politikën e jashtme të Amerikës ndaj Iranit. Robert Xhozef, ish-përfaqësuesi special i Amerikës në Organizatën për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore dhe ish-sekretari amerikan i shtetit, gjatë fjalës së tij pretendoi se Irani pavarësisht marrëveshjes bërthamore, akoma synon prodhimin e armëve bërthamore dhe të raketave balistike. Ai në vazhdim theksoi se marrëveshja bërthamore ka treguar joefikasitetin e vet dhe sugjeroi qeverinë e presidentit Trump që për t’u përballur me Iranin, Amerika duhet të shtojë mbështetjen e saj nga grupit Muxhahedine Khalk./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne