Amerika me aleatët i tregojnë forcën Koresë së Veriut

 

Për herë të parë pas shume viteve, tri aeroplanmbajtëse amerikane janë duke lundruar në formacionin luftarak në Paqësor.

Mediat raportojne se formacioni luftarak perbere nga tri aeroplanmbajtëset “USS Ronald Reagan”, “Theodore Roosvelt” dhe “USS Nimitz”, së bashku me dhjetëra luftanije, janë duke marrë pjesë në ushtrimin e marinës amerikane që do të zgjasë katër ditë.

Mesohet se ne këto ushtrime merr pjese edhe Ushtria japoneze me dy helikopterëmbajtës dhe dy anije luftarake.

“Tri aeroplanmbajtëse që aktualisht janë duke lundruar në detin japonez, janë duke transportuar mbi 200 aeroplanë luftarakë. Shumë vende nuk kane kaq shumë aeroplanë”, theksojne mediat e huaja.

Shume po e cilesojne kete si nje tregim muskujsh per Korene e Veriut, pas tensioneve te fundit me SHBA.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne