Amerika bojkotoi Konferencën për Çarmatimin kryesuar nga Venezuela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bojkotojnë Venezuelën, e cila mori kryesimin e radhës së Konferencës për Çarmatimin, që vazhdon në Zyrën e Kombeve të Bashkua në Gjenevë.

Kryesia e radhës së Konferencës për Çarmatimin me qendër në Gjenevë, me 65 vende anëtare, sipas radhës alfabetike i kaloi sot Venezuelës.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Amerikës në Konferencën për Çarmatimin, Ambasadori Robert Wood, së bashku me kalimin e kryesisë Venezuelës, braktisi sallën në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ku zhvillohej konferenca.

Pas kësaj, Përfaqësuesi i Përhershëm i Venezuelës pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Ambasadori Jorge Valero mbajti një fjalim me rastin e marrjes së kryesisë së radhës nga vendi i tij.

Me qëllim të çarmatimit shumë dimensional dhe realizimit të punimeve për kontrollin e armëve, Konferenca për Çarmatimin e themeluar në vitin 1978 ka 65 vende anëtare.

Të gjitha vendet, zotërojnë armë bërthamore janë anëtare të konferencës.

Në seancat e Konferencës që zgjatin 24 javë në vit negociohen çështjet e çarmatimit. Në mbledhjet, ku çdo vend anëtar kryeson sipas radhës alfabetike, kryeson seancat e Konferencës për katër javë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne