Sulmet ajrore në disa laboratore të drogës të talibanëve në perëndim të Afganistanit kanë lënë të vdekur të paktën 30 civilë, duke përfshirë fëmijë, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë të dhëna të besueshme edhe për 30 vdekje tjera në muajin maj, mirëpo nuk i kanë verifikuar ato.
Forcat amerikane kanë qëlluar më shumë se 60 zona të prodhimit të drogës në provincën, Farah dhe provincën tjetër Nimroz në muajin maj.
Një delegacion i OKB-së që ka vizituar zonën e sulmeve dhe ka kryer intervista të drejtpërdrejta me banorët, ka arritur të konfirmojë vdekjen e 39 personave, duke përfshirë 14 fëmijë në mesin e të vdekurve.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një pjesë të madhe të kohës së luftës në tentimet për të shkatërruar tregtinë e opiumit në Afganistan, duke shpenzuar rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, në mes të periudhës 2001-2018 duke shënjestruar zona të prodhimit të drogave.
Talibanët në anën tjetër besohet se kanë fituar rreth 200 milionë dollarë në vit nga tregtia me opium./balkanweb