Amerika dërgon 100 automjete me armatime dhe pajisje ushtarake për kurdët e Sirisë

Agjencia Neshra e lajmeve njoftoi se Amerika ka dërguar 100 automjete me armatime dhe pajisje ushtarake për forcat popullore kurde të Sirisë të njohur me inicialet IPG.

Dërgesa me armatime është dërguar për kurdët e Sirisë nëpërmjet Irakut. Ajo është futur në zonën Hesake në verilindje të Sirisë, zona e kontrolluar nga kurdët e IPG. Në kohën kur Turqia kundërshton këto ndihma pasi IPG-në e konsideron organizatë terroriste, gazeta turke Huriet duke cituar Sulejman Sevili ministër i brendshëm i Turqisë ka raportuar se Ankaraja është në dijeni se nga janë dërguar armatimet. Ne e dimë se nga burojnë armët që u janë dërguar tre grupeve terroriste kurde dhe armët e reja për degën PID të grupit PKK nuk janë dërguar nga Japonia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne