Amerika dërgon 300 mauna me ndihma për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javën e fundit, nga Iraku kanë dërguar 300 mauna të tjera me mbështetje ushtarake dhe logjistike në rajonin që mbahet i pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri.

Në maunat e dërguara në rajonet e pushtuara nga kjo organizatë terroriste kishte blloqe të gatshme betoni të forta të quajtura “TWall”, që përdoren në ndërtimin e bazave ushtarake, automjete fushore, gjeneratorë, shumë cisterna karburanti dhe kuti të mbyllura.

Sipas burimeve lokale, në kutitë e mbyllura ka armë të lehta dhe të rënda, municione, pajisje sinjalizimi dhe radarë.

Autokolonat që kanë hyrë në rajon brenda një jave, materialet që transportonin i shpërndanë në bazat e ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Amerika edhe më 21 shtator kishte dërguar autokolonë me 200 mauna, ku kishte materiale ndërtimi, kuti të mbyllura, shtëpi të prefabrikuara dhe cisterna karburanti. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne