Amerika dërgon përsëri mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri

Vazhdon mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Amerika, e cila siguron mbështetje logjistike ndaj organizatës terroriste, në këtë kuadër në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, bëri një transportim të ri nga porta kufitare Simelka ndërmjet Irakut dhe Sirisë.

Rreth 200 mauna, që u dërguan në zonat e pushtuara nga YPG/PKK kishte materiale ndërtimi, kuti të mbyllura, shtëpi parafabrikate dhe cisterna me karburant.

Amerika në datën 9 shtator kishte dërguar në rajonet Ayn Isa dhe Sheddai të pushtuara nga organizata terroriste kuti të mbyllura në 55 mauna, dhe 60 mauna me 4 automjete terreni të vështirë, makina pune (ndërtimi), cisterna karburanti dhe gjeneratorë.

Duke nxjerrë si pretekst luftën kundër organizatës terroriste DAESH, që nga viti 2015 e këndej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin mbështetje ushtarake YPG/PKK-së. Ndërkohë ky vend ka ende 18 baza ushtarake dhe rreth 2 mijë trupa në Siri./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne